Abdulahi Sharif është personi që po mbahet në lidhje me sulmin me automjet në kryeqytetin e Albertës, raporton Global News.
Në një konferencë për media, policia nuk ka konfirmuar identitetin e të dyshuari, megjithatë ata kanë ofruar më shumë detaje për historinë e tij me policinë, transmeton portali arbresh.info
“Ne mund të konfirmojmë se në vitin 2015, një ankesë u paraqit në Shërbimin Policor Edmonton, rreth raporteve që po bëheshin që i dyshuari po nxiste ideologjinë ekstremiste”, ka thënë Marlin Degrand nga policia.
“Në fund të atij hetimi të lodhshëm, nuk kishte dëshmi të nevojshme për të ngritur aktakuzë të terrorizmit. Më tej, i dyshuari në atë kohë nuk dukej se përbënte rrezik për sigurinë e Kanadasë”, ka shtuar më tej ai.
Ai siguroi banorët që ai kishte vepruar i vetëm, sipas indikacioneve të deritashme./arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...