Identifikohet agresorja e selisë së YouTube, nuk ka lidhje me terrorizmin

08:38 | 4 Prill 2018

Një grua ka plagosur tre persona në zyrat e YouTube-s para se të kthente armën nga vetja.

Babi i gruas e cila qëlloi tre persona në selinë e YouTube ka zbuluar për policinë që ajo “urrente” kompaninë dhe se mund të shkonte atje.

Nasim Agham është identifikuar si agresorja e cila sulmoi kompleksin e firmës në San Bruno të Kalifornisë, transmeton portali arbresh.info.

39 vjeçarja e cila kishte akuzuar YouTube për diskriminim dhe bllokim të punës së saj, më vonë u gjet e vdekur brenda ndërtesës në atë që duket të jetë vetëvrasje.

YouTube kishte ndaluar gjithçka dhe ajo ishte e zemëruar, tha ai për Bay Area Neës.

“Jam duke u diskriminuar dhe filtruar në YouTube dhe nuk jam e vetmja”, ka thënë ajo./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara