Policia e Pakistanit ka njoftuar se kandidati i pavarur në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme është vetëvrarë me një plumb më armë zjarri, pasi që djemtë e tij nuk ishin pajtuar me politikën e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari policor Ishfaq Khan sot tha se Muhammad Ahmed Mughal ishte kandidat për kuvendin kombëtar dhe krahinor nga qyteti qendror i Pakistanit, Faisalabad.
Ai tha se Mughal u ballafaqua me opozitë edhe në shtëpinë e tij, pasi që djemtë e tij kishin vendosur të mbështesin kandidatin e ish partisë në pushtet të Ligës Myslimane të Pakistanit në të dy kuvendet.
Sipas ligjit zgjedhor pakistanez dy proceset zgjedhore në të cilat Mughal ishte kandidat do të shtyhen dhe procesi do të ripërsëritet pas mbajtjes së zgjedhjeve më 25 korrik.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë