Një burrë në Pakistan raportohet se është arrestuar për vrasjen e një babai dhe të birit të tij që jetonin afër tij – dhe e gjitha kjo ndodhi vetëm pse pretendonte se ata ia kishin vjedhur fjalëkalimin e WiFi-së, shkruan Independent.
Policia ka deklaruar për mediat lokale në Karachi se janë duke vazhduar hetimet, kurse të afërmit e viktimave pranuan se ata ishin kërcënuar me vdekje nga i dyshuari qysh para se të kryente vrasjet
Ai kishte pasur mosmarrëveshje me fqinjët për më shumë se dy muaj, e sipas policisë lokale bëhet fjalë për burrin e identifikuar si Qasim që kishte kërcënuar me vdekje një baba dhe të birin e tij.
E pasi i dyshuari ishte arratisur, disa ditë më vonë është kapur nga policia në qytezën Shah Latif, e pasi u morr në pyetje pranoi se kishte vrarë fqinjët.
Policia ka identifikuar edhe viktimat – Farooq një punëtor i fabrikës së përpunimit të çelikut dhe djali i tij Haris që ishte student në Universitetin e Karachit.
Përdorimi i WiFi-së se dikujt tjetër pa leje nuk është diçka ilegale në Pakistan, por disa e shohin nga aspekti fetar si “vjedhje” siç ishte rasti në Dubai, ku vjedhja e fjalëkalimit të WiFi u cilësua si “vepër penale”. /Telegrafi/
Kica-Xhelili thotë se LDK-ja është në bisedime me Osmanin: J...
Abdixhiku për tragjedinë në Malishevë: Lutemi që familja të ...
Prindërve të 5-vjeçarit u zgjatet paraburgimi edhe për dy mu...
Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, Trump: Ata kanë rënë dakor...
Rusia nisi sulmin ajror më vdekjeprurës në disa muaj, duke v...
Pacolli: Projekti që duhej të ishte krenari, sot rrezikon të...