Hospitalizohet Emiri i Kuvajtit

15:52 | 18 Korrik 2020

Emiri i Kuvajtit Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah është transferuar në spital për shkak të kontrolleve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Këshillit të Divanit të Emirit Sheikh Ali Al-Jarrah Al-Sabah deklaroi se emiri kuvajtian është transferuar në spital për shkak të kontrolleve të caktuara.

Ai nuk zbuloi më shumë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të njeriut të parë të Kuvajtit.

Në vitin 2019, Emiri i Kuvajtit kreu disa kontrolle shëndetësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara