Hong Kong, mbi 10 mijë banorë i nënshtrohen izolimit

09:39 | 24 Janar 2021

Hong Kong ka vendosur një bllokim të përkohshëm ndaj banorëve në pikat e rritjes së infeksionit, ky bllokim është edhe i pari për qytetin në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Në një deklaratë të lëshuar të shtunën, qeveria e Hong Kongut kërkon që banorët nga lagjet pranë Jordanisë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe t’i nënshtrohen testimit të detyrueshëm të rregulluar nga vet qeveria, transmeton arbresh.info

Jordania, në gadishullin Kowloon, është një zonë e dendur me plot apartamente, biznese dhe restorante shumëkatëshe. Zona e mbylljes përfshinë edhe Temple Street, që është shtëpia e tregut të natës, i njohur për turistët.

“Rreth 10,000 banorë janë të prekur nga ky bllokim,” ka thënë zyra për informim të qeverisë për CNN.

Banorëve nga ndërtesat në zonën e caktuar u ndalohet të largohen nga shtëpitë e tyre deri në përfundim të testimit. Qeveria thotë se testimi i detyrueshëm pritet të zgjasë 48 orë.

Hong Kong së fundmi regjistroi 61 raste me koronavirus, duke përfshirë dhe 55 transmetime lokale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara