Gjatë 24 orëve të kaluara, Holanda regjistroi 2,215 raste të reja të koronavirusit, që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.
Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në mbi 95,000 persona, transmeton Gazeta Express.
Ky ishte rekordi i pestë i numrit të rasteve ditore të koronavirusit brenda një jave në shtetin më të madh të Beneluksit.
Në fazën e parë të pandemisë, Holanda qëndronte nën hijen e Belgjikës, shtet që kishte shënuar numër të madh të infektimeve për një milion banorë.
Sipas faqes Worldometers, Holanda deri më tani ka regjistruar 6,281 viktima të sëmundjes Covid-19, mbi 3,000 më pak se Belgjika.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...