Historiani i njohur izraelit Ilan Pappe thotë se njohja e Jerusalemit nga presidenti Donald Trump i ka tregua palestinezëve që Uashingtoni nuk ka interes për t’i ndihmuar ata të arrijnë shtetësinë.
Në një intervistë për Al Jazeeran, Pappe gjithashtu tha se pozicioni i Trumpit duhet t’i bëjë palestinezët të kuptojnë që intervenimi amerikan nuk është i nevojshëm për të arritur paqen, transmeton portali arbresh.info.
Pappe, i cili është hebre dhe i lindur në Izrael, tha se mbështetja e tij për palestinezët për të rifituar atdheun e tyre është nxitur nga parimet morale dhe kujdesi i tij për të ardhmen e hebrenjve në Palestinën historike.
Ai vuri në dukje se edhe përpara Trumpit, administratat e SHBA-së, përfshirë atë të udhëhequr nga Barack Obama, ishin të angazhuar në “bisedime të dyfishta” për të mashtruar palestinezët në mendimin se mund të mbështeteshin tek Uashingtoni për të ndihmuar në ndërmjetësimin e krijimit të shtetit të tyre.
Në të vërtetë, qeveritë amerikane vetëm avancuan dhe ruanin projektin sionist në Palestinë, duke përfshirë zgjerimin e vendbanimeve, tha ai./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...