Dëshira për ta parë djalin pranë vetes dhe të lirë e mori në qafë një nënë 51-vjeçare. Ajo u përpoq të hapte në mënyrë të fshehtë një tunel për të liruar djalin e saj nga burgu, por tani po përballet edhe vetë me dënim me burg.
Gruaja 51-vjeçare, ka marrë me qira një shtëpi pranë burgut në rajonin jugor të Zaporizhia, në Ukrainë ku djali i saj po vuan një dënim të përjetshëm.
Ajo më pas përdori lopata për të gërmuar një tunel 3 metra të thellë në një fushë aty pranë, e cila më pas arriti të gërmonte 35 metra nën tokë, nën muret e burgut.
Gruaja kishte gërmuar rreth tre ton tokë, në kohën kur u kap dhe u arrestua, tre javë pasi filloi planin e saj./TCh

Juventusi i bindur se do të arrijë marrëveshje me yllin e Ma...
Karantinë për 42 ditë, pacienti francez pozitiv me hantaviru...
Agim Veliu përfshihet në listën e deputetëve të LDK-së
Ardian Gjini bartës i listës së AAK-së për zgjedhjet e 7 qer...
Mësimdhënësja në Ferizaj gjen portofolin me mbi 2 mijë euro ...
Ramiz Lladrovci kritikon vendimin e PDK-së për Fatmir Limaj:...