Hamasi thotë se kanë lëshuar 130 raketa drejt qytetit të Tel Aviv

22:40 | 11 Maj 2021

Militantët palestinezë thonë se kanë lëshuar 130 raketa në qytetin izraelit të Tel Aviv pasi një sulm ajror izraelit që rrëzoi një kullë në Rripin e Gazës.

Ndërtesa 13-katëshe u sulmua një orë e gjysmë pasi banorët dhe njerëzit lokalë u paralajmëruan të evakuohen, transmeton arbresh.info

Ushtria e Izraelit thotë se po synon militantët në Gaza në përgjigje të sulmeve të hershme me raketa.

Të paktën 30 njerëz kanë vdekur, ndërsa komuniteti ndërkombëtar u ka kërkuar të dy palëve t’i japin fund përshkallëzimit, i cili pason ditët e trazirave në Jeruzalem.

Militantët kishin lëshuar tashmë më shumë se 400 raketa që nga e hëna mbrëma, duke vrarë dy izraelitë. Zyrtarët shëndetësorë në Gaza raportojnë se 28 palestinezë u vranë nga sulmet ajrore izraelite./Reuters/arbresh.info/

Lajmet më të lexuara