Guvernatorët e 9 rajoneve më të prekura nga zjarret në Brazil i bënë thirrje presidentit të Brazilit, Jair Bolsonaro që të pranojë ndihmën e propozuar për të luftuar me zjarret, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të BBC-së në një takim mes guvernatorëve dhe Bolsonaro-s, mësohet se guvernatorët e 9 rajoneve bënë thirrje për pranimin e shumës së propozuar për ndihmë.
Guvernatori i rajonit Maranhao, Flavio Dino dhe guvernatorët e tjerë të prekur nga zjarri në këtë takim kanë tërhequr vëmendjen se nuk është koha për të refuzuar paratë.
Edhe Qeveria e Brazilit duke ndryshuar qëndrimin e saj pas takimit njoftoi se ata mund ta pranojnë ndihmën me kusht që ata të kenë autoritetin në shpenzim.
Zëdhënësi i qeverisë, Rego Barros në deklaratën e tij tha se “Qeveria braziliane është e gatshme të marrë mbështetje financiare nga vendet dhe organizatat”. Më tej ai shtoi se kursimi i të gjitha përfitimeve duhet të jetë për popullin brazilian.
Ndërkohë që asnjë përgjigje akoma nuk ka ardhur nga Franca dhe vendet e tjera të G7 pas kësaj deklarate nga Brazili.
Për zjarret në Amazonë krahas vendeve G7 që propozuan 22 milionë dollarë, ndihmë ka premtuar edhe aktori holivudian Leonardo DiCaprio me një shumë prej 5 milionë dollarësh. Poashtu për shuarjen e zjarreve në Amazonë mesazhe mbështetjeje në llogaritë e rrjeteve sociale kanë postuar edhe drejtuesi i lartë i Apple, Tim Cook si dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Presidenti brazilian Bolsonaro, javën e kaluar, tha se burimet nuk ishin të mjaftueshme për të luftuar me zjarret. Pas tensioneve me presidentin francez Emmanuel Macron, Bolsonaro refuzoi ndihmën prej 22 milionë dollarësh nga vendet e G7-ës.
Irani thotë se “ende ekzistojnë” kanale të komunikimit me SH...
Intervenime në disa zona të kryeqytetit nga KRU “Prishtina”
Vitia: Drafti i Strategjisë në shëndetësi mundëson planifiki...
Kurti shtroi darkë për delegacionin e Asamblesë Rajonale të ...
Dyshohet se ngacmoi seksualisht dy nxënëse, arrestohet mësue...
Vullneti: Po më vjen marre me çfarë njerëz jam brenda