Gruaja e El Çapos, Ema Koronel Aispuro, do t’i bashkohet shfaqjes “realiti” që jepet në VH1, “Anëtarët e Kartelit”. Paraqitja e saj e parë do të jetë më 18 nëntor.
Lajmi për pjesëmarrjen e saj kishte disa javë që qarkullonte, por sot VH1 e ka konfirmuar që gruaja e El Çapos do të marrë pjesë në sezonin e dytë.
“Anëtarët e Kartelit” është një shfaqje televizive që tregon nga afër jetën e përditshme të tetë personave që kanë lidhje familjare me botën e trafikut të drogës, ndërkohë që ata punojnë për të ndërtuar një emër jashtë asaj bote.
Aispuro është mëse e përshtatshme, pasi është martuar me bosin famëkeq të kartelit meksikan, Hoakin Guzman, që nga viti 2007./tch/
Venezuela shpall mobilizim masiv, shkak prania e forcave ame...
Qipro goditet nga një tërmet me magnitudë 5.3
Trump `spërkat` presidentin sirian me parfum gjatë vizitës n...
Kurti: Shumë shpejt do të funksionalizohet Depoja Qendrore e...
Mesfushori slloven, Lovric: Tifozët do të jenë forca jonë sh...
Studimi mbresëlënës, si gjumi i thellë rregullon aktivitetin...