“Jemi shumë pranë një incidenti fatal me Turqinë”. Ky është alarmi i dhënë nga ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos. Në një intervistë dhënë për francezen “Liberation”, Kamenos foli për tensionet mes dy vendeve dhe për ato që i quajti “agresione” të Turqisë.
“Ne jemi të detyruar të mbrojmë territorin tonë, që nuk është territor vetëm i Greqisë, por është territor i Bashkimit Europian”,- tha ai.
U duk sikur vizita historike e Erdogan në Athinë më 7 dhjetor të vitit të kaluar hapi një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve, por jo.
Pak javë pas kësaj vizite, tensionet u ndezën edhe më fort, për të kulmuar me disa përplasje të anijeve ushtarake në Egje dhe rastin e dy ushtarëve grekë që mbahen të burgosur nga Turqia.
Ushtarët u kapën nga Turqia në territorin e saj. Greqia thotë se e kaluan kufirin gabimisht, ndërsa ministri i Jashtëm turk deklaroi për të përjavshmen gjermane “Die Zeit” se drejtësia turke po mundohet të kuptojë nëse ushtarët grekë e kaluan kufirin aksidentalisht apo qëllimisht./tetovasot/
Irani sulmon me raketa balistike Emiratet e Bashkuara Arabe,...
Ambasada e Kosovës del me njoftim edhe për shtetasit që ndod...
Irani raportohet se ka bombarduar bazat ushtarake amerikane ...
Ndërpritet pothuajse totalisht interneti në Iran
MPJD apelon kosovarët që ndodhen në Izrael: Zbatoni udhëzime...
Irani nis sulmin me raketa ndaj Izraelit