Një patrullë ushtarake turke ka hapur zjarr sot në mëngjes në ujërat greke, në bregun e ishullit të Farmakonisit, në juglindje të Egjeut, theksoi shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë greke duke e cilësuar incidentin si serioz.
“Patrulla turke është larguar nga zona pas ndërhyrjes së fregatës greke ”Niqiforos”, që i ka dërguar të gjitha paralajmërimet e zakonshme”, theksoi një burim i shtabit të përgjithshëm.
“Bëhet fjalë për një incident serioz, shumë i ndryshëm nga ato që Greqia denoncon si shkelje të përsëritura turke të zonave të saj sovrane në Egje”, shtoi ai.
“Marina ushtarake greke qendroi sot në mëngjes në gjendje gatishmërie të forcuar pas incidentit”, shtoi ai.
Sipas tij, Turqia kishte parashtruar të enjten në mbrëmje një mendim për manovra në zonë, që ishte hedhur poshtë nga Greqia, sepse bëhej fjalë për një zonë në ujërat greke.
Në sfondin e tensioneve në rritje mes dy fqinjëve , një përballje e shkurtër kishte ndodhur tashmë më 29 janar mes luftanijeve greke dhe turke në detin Egje në ujërat greke, në afërsi të ishujve grekë që Ankaraja pretendon.
Gruaja e Labinot Rexhës futet sonte në BBVK, sqaron lidhjen ...
PDK nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme partiake
Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 19 janar, publikohet agjen...
Komisioni Evropian i bën thirrje Kosovës ta ratifikojë sa më...
Lim Hoti u jep sinjale banorëve se ka vdekur Shpat Kasapi, p...
Nis takimi i presidentes Osmani me komandantin e NATO-s, Wik...