Një nga argjendaritë më të famshme të Parisit ra pre e një grabitjeje këtë të martë. Dyqani i bizhuterive Piaget, i vendosur në zemër të kryeqytetit francez, u grabit në mes të ditës nga të paktën 3 persona.
Mediat shkruajnë se ata arritën të merrnin bixhuteri të shtrenjta, vlera të cilave arrin në nga 10 deri në 15 milionë Euro.
Prokuroria e Parisit tha se askush nuk u lëndua gjatë grabitjes.
Autoritetet u shprehën se grabitja besohet të jetë bërë nga një bandë e organizuar dhe që ka kryer akte të ngjashme edhe në të kaluarën.
Argjendaria gjendet në një nga zonat emblematike të Parisit ku gjenden dyqanet e markave më të famshme të modës, por edhe Ministria e Drejtësisë.
Në Prill të këtij viti ishte butiku Bulgari që ra pre e një grabitjeje në të njëjtën zonë.
Ndërsa pak ditë më parë në Paris mori vëmendje grabitja e banesës së portierit italian të PSG-së, Gianluigi Donnarumma./tvklan.al/
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...