Një gjykatë në Arabinë Saudite ka zëvendësuar dënimet me vdekje ndaj pesë të dënuarve për vrasjen e kolumnistit Jamal Khashoggi më 2018, ka raportuar media shtetërore.
Prokurori Publik ka thënë se të dënuarit me vdekje tani do të ndëshkohen me 20 vjet burgim pasi familja e Khashoggit i ka falur ata.
Tre të tjerë do të dënohen mes shtatë deri në 10 vjet burgim.
Khashoggi, kritik i ashpër i qeverisë saudite, është vrarë brenda konsullatës së Mbretërisë Saudite në Stamboll nga një ekip i agjentëve sauditë.
Qeveria saudite ka thënë se Khashoggi është vrarë në një “operacion mashtrues” derisa një vit më vonë prokurori i këtij shteti ka gjykuar 11 individë të paidentifikuar.
Fillimisht, pesë prej tyre janë ndëshkuar me vdekje për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në vrasje, tre janë dënuar me burgim për mbulim të krimit, derisa tjerë tjerë ishin shfajësuar.
Ky gjyq ishte konsideruar “antitezë e drejtësisë” nga një përfaqësues special i Kombeve të Bashkuara, që ka gjetur se Khashoggi ka qenë “viktimë e një ekzekutimi të qëllimshëm” mbrapa të cilit qëndron shteti saudit./REL/
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi