Gjykata gjermane e shpall fajtor kolonelin sirian për krime kundër njerëzimit

12:19 | 13 Janar 2022

Një gjykatë gjermane ka dënuar me burgim të përjetshëm një kolonel sirian për krime kundër njerëzimit.

Sipas BBC,  Anwar Raslan, 58-vjeçar, ishte i lidhur me torturimin e mbi 4,000 njerëzve në luftën civile të Sirisë në një burg të njohur si “Ferri në Tokë”.

Gjyqi në Koblenz është çështja e parë penale në botë e ngritur për torturën e udhëhequr nga shteti në Siri.

Është e vështirë të imagjinohet se çfarë kanë duruar burrat dhe gratë e burgosura në burgun famëkeq të Sirisë Al-Khatib, raporton BBC.

Në zemër të tij, Raslan u akuzua se ishte një oficer i lartë i shërbimit të sigurisë nën Presidentin Bashar al-Assad, ndërsa protestat masive antiqeveritare u shtypën me dhunë në vitin 2011.

Shumë protestues dhe të tjerë, të dyshuar se kundërshtonin regjimin u mblodhën dhe u ndaluan në objektin e Al-Khatib në Damask ku, thonë prokurorët, se Raslan drejtonte operacionet. /Telegrafi/

Lajmet më të lexuara