Gjykata e Lartë rrëzon Trumpin, hidhet poshtë padia për pavlefshmërinë e votave në katër shtete

17:00 | 12 Dhjetor 2020

Joe Biden është vetëm një hap larg zyrtarizimit si president i 46 i Shteteve të Bashkuara. Gjykata e Lartë e ShBA-së hodhi poshtë padinë e shtetit të Teksasit për pavlefshmërinë e rezultatit në katër shtete. Kolegji Elektoral mblidhet të hënën për të certifikuar fitoren e zotit Biden.

Gjykata e Lartë e ShBA-së rrëzuar përpjekjen e paprecedentë të presidentit Donald Trump dhe ekipit të tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve në katër shtete. Padia e ngritur nga shteti i Teksasit, kërkoi pavlefshmërinë e rezultatit në katër shtete, Georgia, Michigan, Pennsylvania dhe Wisconsin, të katërt të fituar nga presidenti i zgjedhur Joe Biden.

Padia u mbështet ka 18 kryeprokurorët e shteteve dhe 106 kongresmenë republikanë. Në një vendim të shkurtër, Gjykata tha se shteti i Teksasit nuk ka autoritetin ligjor për këtë ngritur padi për këtë çështje.

Vendimi është një goditje madhore për presidentin Trump dhe për të gjitha pretendimet e tij të pabazuara në prova për manipulimin e zgjedhjeve.

Gjykata gjithashtu rrëzoi një tjetër padi kundër fitores së presidentit të zgjedhur Biden në shtetin e Pensilvanisë.

Pas zgjedhjeve presidenti Trump ka bërë akuzua të pabazuara për manipulimin e votës që i kushtoi atij mandatin e dytë. Që prej ditës së zgjedhjeve, mbështetësit e zotit Trump kanë ngritur me qindra padi për të përmbysur fitoren e Biden-it, që të gjitha janë rrëzuar.

Kandidati demokrat ka fituar 306 vota elektorale kundrejt 232 votave të fituara nga zoti Trump. Kolegji Elektoral pritet të mblidhet të hënën për të certifikuar fitoren e zotit Biden si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara./oranews

Lajmet më të lexuara