Ministri i Brendshëm i Turqisë ka reaguar ashpër ndaj Gjermanisë, pasi kjo e fundit ka kërkuar nga Bashkimi Europian që të rishqyrtojë urdhër arrestet që vijnë nga Turqia.
Gjermania ka bërë këto komente pas arrestimit të shkrimtarit turko-gjerman, Dogan Akhanli, i cili u arrestua në Spanjë me urdhër arrest të Turqisë, transmeton portali arbresh.info
Në një deklatarë të publikuar nga agjencia e lajmeve zyrtare turke, Anadolu, ministria e brendshme ka deklaruar se ‘kërkesa e Gjermanisë është e papranueshme’.
Sipas Turqisë, Akhanli është akuzuar për përfshirjen në një vjedhje të armatosur gjatë vitit 1884, ku një person mbeti i vdekur. Në vitin 1998 Turqia ia hoqi atij nënshtetësinë dhe lëshoi një urdhër arrest ndërkombëtar.
Arrestimin e shkrimtarit në fjalë e ka dënuar ashpër edhe kancelarja gjermane Angela Merkel./arbresh.info/
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...