Muajin e ardhshëm Gjermania do t’i dhurojë të gjitha dozat e mbetura të vaksinës AstraZeneca.
Kabineti qeveritar gjerman vendosi që të paktën 500 mijë doza të vaksinës AstraZeneca do t’i jepeshin programit COVAX, i cili bën shpërndarjen e vaksinave për vendet e varfra, shkruan Reuters transmeton arbresh.info
Rreth 80 për qind e vaksinave të dhuruara do të jepen përmes COVAX-it, me 20 për qind të tjera që do t’iu jepen drejtpërdrejt vendeve të Ballkanin Perëndimor dhe anëtarëve të Partneritetit Lindor të BE – Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina – dhe Namibia, e cila ishte koloni e Gjermanisë.
Shumica e gjermanëve preferojnë vaksinën BioNTech (22UAy.DE) / Pfizer (PFE.N) për shkak të shqetësimeve mbi efektet anësore dhe efikasitetin e AstraZenecas.
Ndryshe, Gjermania nuk planifikon të blejë doza të tjera të vaksinës britaniko-suedeze, AstraZeneca. /arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...