Në Këln të Gjermanisë është shkatërruar një bombë e Luftës së Dytë Botërore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bëhet fjalë për një bombë 250 kilogramëshe, prodhim britanik.
Nga qyteti i Këlnit theksuan se për shkak të punimeve në deminimin e bombës, kanë evakuuar 3.300 persona të cilët jetonin në ndërtesa afër spitalit dhe shtëpisë së pleqve.
Qytetarët e evakuuar përkohësisht janë vendosur në një shkollë në Këln.
Gjatë shkatërrimit të bombës më 13 dhjetor u mbyll komunikacioni në këtë zonë, përfshirë ai hekurudhor dhe ajror.
Në Gjermani ka shumë bomba të pashpërthyera, prej të cilave disa nga Lufta e Dytë Botërore.
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...