Dy pronare qensh u përleshën në lindje të Gjermanisë për shkak të qenve. Njëra prej tyre madje kafshoi tjetrën, ndërsa qentë i shikonin të habitur.
Dy pronare qensh, njëra 27 dhe tjetra 51-vjeç, u përfshinë në një përleshje, e cila kulmoi kur njëra nga gratë kafshoi tjetrën, ndërkohë që qentë e tyre “thjesht i shikonin”, tha policia.
Ngjarja ndodhi në landin e Tyringjisë, në lindje të Gjermanisë.
Shkak i sherrit ishte sipas policisë sjellja e 51-vjeçares ndaj qenit të saj, e cila sipas 27-vjeçares nuk ishte korrekte.
Sipas njoftimeve 27-vjeçarja kishte dalë për të shëtitur qenin e saj, kur pa 51-vjeçaren e cila po e godiste qenin e saj, që nuk po i bindej.
Gruaja 27-vjeçare filloi ta shante 51-vjeçaren dhe t’i kërkonte llogari për përdorimin e ndëshkimit trupor ndaj qenit. Më pas pasoi një sherr gjatë të cilit dy pronaret e qenve përfunduan duke u goditur njëra-tjetrën.
Gjatë përleshjes, mësohet se e moshuara u rrëzua dhe e kafshoi 27-vjeçaren në pulpë. Ajo ia nguli e dhëmbët aq for sa i shkaktoi plagë.
“Qentë vetëm e ndoqën përleshjen mes dy grave, por nuk u përfshinë në të duke kafshuar” njoftoi policia gjermane.
Gratë do të përballen tani me ligjin nën akuzën për lëndim fizik./DW/
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...