Një person që bërtiste me fyerje anti-myslimane në tramvaj dhe më pas theri një të ri me thikë të premten mbrëma është arrestuar, bëri të ditur sot policia gjermane, transmeton Anadolu Agency (AA).
I dyshuari 27-vjeçar pranoi fajësinë për sulmin me thikë pasi u arrestua nga forcat speciale të policisë në shtëpinë e tij në qytetin verior të Bremenit.
Policia njoftoi se ai u dërgua në një qendër mjekësore për ekzaminim psikiatrik.
Viktima 16 vjeçare pësoi lëndime jashtë rrezikut për jetë në qafë dhe po merr trajtim në një spital.
Në Gjermani po vërehet një rritje e islamofobisë në vitet e fundit të nxitur nga propaganda e partive të ekstremit të djathtë, të cilat kanë shfrytëzuar frikën mbi krizën e refugjatëve dhe terrorizmin.
Sot fillon Ramazani me namazin e teravisë, nesër Syfyri i pa...
Begaj uron fillimin e Ramazanit: Uroj që ky muaj i shenjtë t...
Tetë të vdekur, një i zhdukur pas pas një orteku në Kaliforn...
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë
Kurti takohet me ambasadorin francez, theksohet mbështetja e...
Trepça në avantazh pas pjesës së parë në finalen ndaj Bashki...