Sekretarja e parë në ambasadën zvicerane në Teheran u gjet e vdekur të martën dhe dyshohet se ajo ra nga një ndërtesë e lartë ku ajo jetonte në veri të qytetit.
Ministria e jashtme zvicerane (FDFA) tha se një punonjëse në ambasadën e saj në Iran kishte vdekur nga një aksident, pa identifikuar viktimën.
“FDFA dhe këshilltari i saj federal Ignazio Cassis janë shokuar nga vdekja tragjike dhe i shprehin ngushëllimet e tyre më të thella familjes,” tha ajo.
Zëdhënësi i Shërbimeve të Urgjencës iraniane, Mojtaba Khaledi, tha se trupi i diplomates u gjet nga një kopshtar pasi një punonjës i cili arriti në banesën e saj të martën herët vuri re se ajo ishte zhdukur, njoftoi agjencia e lajmeve ‘Fars’, përcjell Klan Kosova.
“Ky person ishte sekretari i parë i ambasadës zvicerane,” i tha Khaledi agjencisë së lajmeve ‘Mehr’. “Shkaku i rënies së saj ende nuk është përcaktuar”, i tha ai.
Diplomatja ishte 51 vjeçare, njoftoi agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve ISNA. Raporte të tjera tregojnë se mosha e saj është 52 vjeçare.
Zvicra ka mbështetur interesat diplomatike të SHBA-së në Iran që kur Washingtoni dhe Teherani ndërprenë lidhjet menjëherë pas Revolucionit Islamik të vitit 1979.
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...