Gjashtë persona kanë vdekur dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur në Indonezi gjatë trazirave që kanë kapluar një pjesë të Xhakartës të martën vonë pasi komisioni zgjedhor atje konfirmoi se Joko Widodo fitoi zgjedhjet për president.
Lajmin e bëri të ditur guvernatori i kryeqytetit indonezian, Anies Baswedan.
“Deri në orën 9 këtë mëngjes, 200 njerëz u lënduan duke u sjellë në pesë spitale”.
“Numri i njerëzve të vdekur ishte gjashtë”, , tha ai për TVOne, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.
Protestat nisën në mënyrë paqësore të martën nga mbështetësit e sfiduesit të Widodos për presidencën, ish-gjeneralit Prabowo Subianto, por u kthyen në të dhunshme në mbrëmje, duke detyruar policinë të hedh gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, transmeton Klan Kosova.
Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale të prillit, të martën konfirmuan se presidenti aktual, Joko Widod, kishte fituar një mandat të dytë me 55.5% të votave. Kundërshtari i tij, ish – gjeneral, Prabowo Subianto, ka refuzuar të pranojë rezultatet.
QKUK jep detaje për gjendjen e të riut që u ther me thikë në...
Rama: E bllokojnë Skënderajn si në gjendje lufte, kurse Kurt...
“Po na vonojnë, por Prishtina do të transformohet”, Perparim...
Kritika e Mark Rutte: Shumë vende të NATO nuk ndajnë fonde t...
Neuer rikthehet nga pensionimi për Botërorin 2026
Vizita te Thaçi në Hagë, Krasniqi: Ai mbetet i palëkundur dh...