Bill Gates ka paralajmëruar sërish se bota nuk e ka parë ende më të keqen e pandemisë së coronavirusit, i cili mund të bëhet edhe më agresiv.
Pronari i Microsoftit theksoi se nuk donte të tingëllonte “i zymtë”, por ekziston rreziku se virusi mund të “transmetohet më shpejtë” në të ardhmen e afërt.
“Jemi ende në rrezik që ky virus të krijojë një variant që do të ishte edhe më i transmetueshëm dhe akoma më fatal. Nuk dua të jem zë i pesimizmit, por rreziku është i lartë pasi ekziston mundësia se ende nuk e kemi parë më të keqen e pandemisë”, tha Gates për Financial Times.
Paralajmërimi i miliarderit vjen pasi Tedros Adhanom Gebreesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), paralajmëroi këtë javë se njerëzit duhet të jenë ende të kujdesshëm ndaj virusit.
Gates, i cili po publikon librin të ri, “Si të parandalojmë pandeminë e ardhshme”, ka këshilluar qeveritë në mbarë botën që të investojnë në një ekip epidemiologësh dhe modeluesish kompjuterikë për të ndihmuar në identifikimin e kërcënimeve globale të shëndetit në të ardhmen.
Varheyli: Dënoj fuqishëm sulmin kundër Policisë së Kosovës
Ukrainasit godasin ndërtesën e FSB-së në Kursk, droni u përp...
Kapitenët e Dritës dhe Prishtinës nderojnë policin e rënë në...
LAJMI I FUNDIT/ Vriten edhe dy kriminel serb që sulmuan Poli...
Ambasada Britanike: Autorët e këtij sulmi të tmerrshëm të si...
Ministrja e Jashtme e ashpër me reagimin e Borrellit: Asnjë ...