Ministrat e Shëndetësisë të vendeve anëtare të G20-ës do të takohen më 5 shtator në Romë për të diskutuar përpjekjet globale për të frenuar përhapjen e koronavirusit dhe hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren për t’u përballur me pandeminë.
Diskutimet do të përqendrohen edhe në strategjitë që duhet përgatitur për t’u përballur me pandemitë e ardhshme.
Organizatorët e takimit në Romë thanë se qëllimi i tij është të paraqesë mesazhin e bashkëpunimit dhe solidaritetit.
Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, më 4 shtator u takua me ekspertë të shëndetit mendor. Ai tha se nuk mund të ketë shëndet të përgjithshëm dhe mirëqenie pa shëndet mendor.
“Në muajt e vështirë të pandemisë, kjo është bërë edhe më e rëndësishme”, tha ai.
Ministrat gjithashtu do të diskutojnë mënyra për të përmirësuar format se si ndahen njohuritë shkencore dhe si të bëhet më e drejtë qasja në vaksina.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje udhëheqësve botërore që të angazhohet për të rregulluar qasjen e barabartë në vaksina kundër COVID-19, në mënyrë që të parandalohet një valë e re e të infektuarve.
“Janë ndoshta 20 njerëz në botë që janë vendimtarë për zgjidhjen e këtij problemi të barazisë”, pati thënë zyrtari i lartë i OBSH-së, Bruce Aylward.
“Ne kemi nevojë që ata 20 persona të thonë: ne do ta zgjidhim këtë problem deri në fund të shtatorit. Ne do të sigurohemi që 10 për qind e çdo vendi të jetë i vaksinuar”, kishte thënë ai, transmeton AFP.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...