Franca e ka rritur nivelin e rrezikut për gripin e shpezëve nga “i moderuar” në “të lartë”, pas identifikimit të rasteve të reja të sëmundjes, ka thënë Ministria e Bujqësisë të martën, duke detyruar fermat që t’i mbajnë zogjtë në ambiente të brendshme, për ta parandaluar infektimin.
Influenza Avian, e njohur shpesh si gripi i shpezëve, ka rezultuar me asgjësimin e qindra miliona zogjve në gjithë botën, vjetëve të fundit.
Ajo zakonisht përhapet në vjeshtë dhe dimër dhe është identifikuar në shumë shtete evropiane në javët e fundit, përfshirë Gjermaninë, Holandën dhe Belgjikën.
Franca ka thënë javën e kaluar se e ka identifikuar rastin e parë të prekur me këtë virus, në veriperëndim të shtetit.
Rritja e nivelit të rrezikut nënkupton se të gjithë shpezët duhet të mbahen në ambiente të mbyllura dhe duhet të merren masa mbrojtëse shtesë për ta shmangur përhapjen e sëmundjes.
Ndonëse grupi i shpezëve nuk shkakton dëme në ushqim, përhapja e tij përbën shqetësim për qeveritë dhe industrinë e shpezëve, për shkak të dëmeve që mund të shkaktojë në tufat e shpezëve, në tregti të mishit dhe në bartje eventuale të njerëzit./rel
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033
Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës pasi u rrokul...
Nxënësi 15-vjeçar ndërron jetë në sallën e edukatës fizike n...