Franca ka vendosur Shtetet e Bashkuara në të ashtuquajturën “listë të kuqe” të COVID-19.
Sipas këtij vendimi, qytetarët e pavaksinuar që do të vijnë nga SHBA-ja do të duhet të karantinohen për dhjetë ditë.
Po ashtu, rregullat për personat e vaksinuar që do të vijnë në Francë nga SHBA-ja nuk kanë ndryshuar.
Të vaksinuarit para se të nisen drejt Francës duhet që përmes testit negativ të tregojnë se nuk janë të infektuar me koronavirus.
Në “listën e kuqe” të Francës përveç SHBA-së bëjnë pjesë edhe Rusia, Afganistani, Bjellorusia dhe Serbia.
Franca po përballet me shifra rekorde të të infektuarave dhe në katër ditët e fundit ka regjistruar mbi 200,000 infektime ditore./REL/
Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj zyrtarit policor dhe ...
KQZ fillon procesin e numërimit të votave nga diaspora
Presidenti i Shqipërisë kalon nëpër Kosovë, policia paralajm...
Policia ndalon katër persona për kalim të paligjshëm të kufi...
Zgjedhjet në Kosovë, Hoxha: Urime për pjekurinë demokratike,...
Policia e Kosovës konfiskon marihuanë dhe një kamerë në Priz...