Pas thuajse katër dekadash, fluturimi i fundit i “Air Berlin”-it është ulur në qytetin e tij të lindjes të premten ndërsa administratorët janë munduar të ndajnë asetet e mbetura të tij mes blerësve.
Aeroporti Tegel, e mbajti platformën e tij të shikimit të hapur deri në mesnatë, duke lejuar hyrjen e lirë të të gjithë të interesuarve për të parë mbërritjen, ndërsa turma punonjësish të “Air Berlin”-it u mblodhën në pistë për të pritur avionin.
“Unë prenotova biletën për këtë udhëtim të fundit vetëm për ti thënë lamtumirë. Kam 10 vite që fluturoj me “Air Berli”-n, 50 deri në 80 fluturime në vit. Në këtë fluturim të fundit isha me një ekuipazh që e njoh…kishte lot në sytë e tyre”, u shpreh Christian Gaisberg, pasagjer.
“Air Berlin”, i dashur për gjermanët për fluturimet e tij në ishullin e Majorkës dhe zemrat e çokollatës që ofronte në çdo fluturim, kërkoi vendosjen nën administrim në gusht.
Një hua qeveritare i mbajti avionët e saj në ajër gjatë negociatave për gjetjen e një zgjidhjeje. Kompania tashmë ka pranuar ti shesë një pjesë të madhe të aseteve të saj rivales së brendshme, “Lufthansa”, dhe bisedimet për operacione të tjera vazhdojnë me britaniken “Easyjet” dhe kompaninë gjermane të Thomas Cook, Condor.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...