Të paktën 7 persona janë vrarë dhe 14 janë plagosur, pasi një person ka shtënë në drejtim të nxënësve në një shkollë në Florida, SHBA.
Sulmuesi, që është identifikuar si ish-nxënës i të njejtës shkollë është arrestuar, transmeton portali arbresh.info
Mediat lokale në fillim kanë raportuar për 20 të plagosur, por sipas autoriteteve vetëm 14 persona janë dërguar për të marrë trajtim.
Autoritetet kanë theksuar se sulmuesi ishte i armatosur deri “në dhëmbë” dhe mbante maskë gjatë kohës së të shtënave.
Policia e identifikoi atë si Nikolasa Ruler, një ish-student i shkollës dhe anëtarë të Korpusit të Trajnimit të Zyrtarëve të Rezervave të Ushtrisë së SHBA-ve.
Sipas informatave të para, besohet se incidenti ka ardhur pas një konflikti mes sulmuesit dhe nxënëse brenda shkollës./arbresh.info/
Rama vizitë zyrtare në Estoni, merr pjesë në Konferencën Len...
Shqipëria dhe Kosova intensifikojnë koordinimin për Lojërat ...
Trump paralajmëron Iranin: Durimi im po mbaron, duhet të bëj...
Pacolli: Politika në Kosovë po dominohet nga interesa person...
Sot varroset 55-vjeçarja e cila u gjend e vdekur në lumin Lu...
Haxhiu pret sot në takim Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos