Suedia dhe Finlanda iu bashkuan 14 vendeve të NATO -s për një seri stërvitjesh të mëdha luftarake në Detin Baltik ditët e fundit mes tensioneve të rritura në rajon. Kujtojmë se vendet nordike shpresojnë t’i bashkohen aleancës perëndimore në përgjigje të pushtimit të Ukrainës.
Rreth 7,000 personel ushtarak dhe 45 anije morën pjesë në stërvitjet që përfshinin rënie ajrore dhe ulje amfibe në Gotland, një ishull që ndodhet në pozicion strategjik mes të pjesës jugore të Detit Baltik.
Gotland ka parë pushtime të huaja gjatë gjithë historisë së saj, më e fundit në vitin 1808, kur forcat ruse e pushtuan për një kohë të shkurtër. Në kuadër të stërvitjet vjetore BALTOPS trupat kanë praktikuar jo vetëm si të mbrojnë ishullin me një popullsi prej 58,000 banorësh, por edhe si ta merrnin atë nga një agresor i huaj.
14 vendet pjesëmarrëse të NATO-s përfshijnë Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Francën , Gjermaninë , Belgjikën, Bullgarinë, Danimarkën, Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Holandën, Norvegjinë, Poloninë dhe Turqinë.
Stërvitjet, që zhvillohen nga 5 qershori deri më 12 qershor. /abcnews.al/
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...