Të paktën 25 njerëz dyshohet se kanë humbur jetën pasi zjarri përfshiu një qendër tregtare në qytetin jugor të Filipineve, Davao.
Autoritetet lokale thanë se zjarrfikësit janë munduar për orë të tëra që të shuajnë zjarrin, i cili kishte rënë në katin e tretë të qendrës tregtare dhe kishte përfshirë më pas edhe katin e parë, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info
“Shanset për të mbijetuar janë zero”, citohet të ketë thënë një zyrtar lokal.
Presidenti Rodrigo Duterte u takua me familjet e të zhdukurve në vendngjarje.
Shkaqet e zjarrin janë ende të panjohura.
Davao ndodhet rreth 800 km në jug-lindje të kryeqytetit Manila./arbresh.info/
Operacion në disa lokacione kundër krimit të organizuar, tra...
Lista e 10 më të votuarve të LDK-së
Top 10-shja e PDK-së me e votuar deri tani për deputetë
Bernie Sanders mbështet protestat në Shqipëri
10 më të votuarit e VV-së sipas numërimit të votave deri më ...
“Të dua motra jem” – Gjesti uron motrën me një surprizë të v...