Policia në Filipine vrau 32 persona në operacione të ndryshme kundër trafikut të drogës, duke shënuar ditën më të përgjashme të luftës ndaj drogës në vend.
Operacionet u zhvilluan gjatë 24 orëve të fundit në provincën Bulacanm, në veri të kryeqytetit Manila. Sipas policisë, të vrarët ishin njerëz që dyshoheshin për trafik droge dhe që i rezistuan policisë me armë.
Mijëra njerëz janë vrarë në Filipine që prej vitit 2016, kur presidenti i vendit Rodrigo Duterte nisi luftën e tij të premtuar ndaj drogës. Fushata që synon të zhdukë trafikun e drogës në Filipine ka marrë shumë kritika nga e gjithë bota për numrin e viktimave, transmeton tch. Operacioni më i fundit, veç viktimave rezultoi në më shumë se 100 arrestime dhe sekuestrimin e sasive të mëdha të drogës dhe armëve.
Analistët thonë lufta e Dutertes ndaj drogës, pavarësisht se nuk përbën më material për tituj kryesorë, vazhdon me ritëm të shpejtë dhe nuk jep shenja ngadalësimi.
Në një fjalim muajin e kaluar, vet Duterte paralajmëroi përdoruesit e drogës se do t’i ndjekë deri në portat e ferrit. Pavarësisht historive për vrasje pa gjyq, shumë në Filipine mbështesin luftën ndaj drogës dhe sondazhet tregojnë se banorët e qyteteve të mëdha, si Manila, ndihen më të sigurtë që prej nisjes së kësaj fushate.
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...