Shumë norvegjezë e kanë hedhur poshtë ofertën e sugjeruar nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i cili tha se “ata do të ishin të mirëpritur të emigronin në SHBA”.
Trump këtë koment e ka bërë pasi ka quajtur emigrantët nga Haiti, El Salvadori dhe vendet afrikane të ardhur nga “vende m***”, transmeton portali arbresh.info
Vendi nordik, që konsiderohet një ndër vendet më të pasura në botë për kokë banori, vitin e kaluar është emëruar si kombi më i lumtur në planet. Trump përmendi Norvegjinë në komentet nënçmuese rreth vendeve të tjera të migrimit, pasi senatorët e SHBA e informuan atë të enjten mbi një projekt-ligj të sapo hartuar dypalësh të emigracionit, sipas dy burimeve që kërkuan të mbeten të paidentifikuara.
Liderët botëore kanë dënuar ashpër gjuhën e përdorur nga Trump, ndërsa OKB ka reaguar duke e quajtur komentin e tij “racist”.
Reagim nga Norvegjia ka bërë edhe Torbjoern Saetre, një politikan që përfaqëson Partinë Konservatore të Norvegjisë në një komunë pranë Oslo, i cili në rrjetet sociale ka shkruar: “Në emër të Norvegjisë: Faleminderit, por jo faleminderit!”
Ndërsa qindra mijëra norvegjezë emigruan në SHBA në shekullin e 19-të, vetëm 502 njerëz nga një popullsi prej 5.3 milionë banorësh shkuan atje në vitin 2016./arbresh.info/
Arrestohet një 35-vjeçar në Elbasan, theri me thikë vëllanë ...
Kurti sot në Prizren, prezanton kandidatët për deputetë
Peci: Vizita e presidentes sinjal i rëndësishëm i mbështetje...
Majore e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti-Quigley diplom...
Osmani në Mitrovicë: Këto toka kanë qenë gjithmonë të shqipt...
KQZ: Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për vot...