Europol së bashku me autoritetet italiane dhe spanjolle, kanë shkatërruar një rrjet kriminal të trafikimit të drogës dhe pastrimit të parave.
Në këtë operacion u arrestuan 33 persona të dyshuar, me shtetësi italiane, shqiptare, kolumbiane, marokene dhe siriane.
Specialistë të pastrimit të parave nga Guardia di Finanza italiane sekuestruan 18.5 milionë euro asete.
Struktura kriminale përdorte komplekse kompanish në vende si Kina, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këto kompani lejonin që krimi i organizuar të maskonte llojin, burimin, vendndodhjen, pronësinë, kontrollin dhe origjinën e fondeve të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe të shmangte zbulimin e tyre.
Për të pastruar paratë e përfituara nga droga, banda përdoret një shërbim të posaçëm që quhet ‘Black Market Pesos Exchange’.
Ky proces zvogëlon rrezikun e humbjes së parave përmes konfiskimeve dhe lejon akses më të shpejtë në fondet.
Europol ishte në ndjekje të bandës kriminale që prej maj 2020./abcnews.al
Kamberi: Vuçiq i di edhe çmimet e produkteve në treg, e s’po...
Rama publikon 100 projektet e realizuara gjatë muajit gusht ...
Lajçak takohet me eurodeputetin Bilcik, diskutojnë për situa...
Tre të vrarë nga të shtënat me armë në Roterdam
Tahiri: Secila parti politike duhet ta ndihmojë Kurtin ta do...
EBA bën thirrje për kthim në dialog mes Kosovës dhe Serbisë