Zyrtar të lartë etiopianë thonë se shumë njerëz janë plagosur, dhe disa janë në gjendje kritike, pas shpërthimit gjatë fjalimit të kryeministrit Abiy Ahmed.
Më parë z. Abiy kishte konfirmuar vetëm për disa njerëz të vdekur,transmeton BBC shkruan portali arbresh.info.
Z. Abiy e përshkroi sulmin si një “përpjekje të pasuksesshme nga forcat që nuk duan ta shohin Etiopinë të bashkuar”.
Ndërsa Shefi i shtabit të tij Fitsum Arega tha se 83 persona janë plagosur, dhe gjashtë të tjerë janë në gjendje kritike.
Disa dëshmitarë të rastit thonë se një person ka hedhur një bombë dore. Ndërkaq vazhdojnë hetimet lidhur me rastin./arbresh.info/

Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit