Erdogani kritikon SHBA-të për shitjen e armëve shtetit të Izraelit

22:53 | 17 Maj 2021

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kritikuar sot miratimin e presidentit amerikan Joe Biden, sa i përket shitjes së armëve shtetit të Izraelit.

Siq raporton Reuters, ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara “kanë shkruar historinë me duar të përgjakura”, kur është fjala për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës, shkruan ‘Reuters’, transmeton portali arbresh.info

Kujtojmë që administrata e Bidenit sot ka miratuar shitjen e armëve të destinuara për Izraelin, me një vlerë prej 735 milionë dollarë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara