Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe presidenti rus Vladimir Putin, zhvilluan një bisedë telefonike për situatën në Ukrainë.
Lajmi është bërë i ditur nga zyra e liderit turk, sipas la repubblica.
“Presidenti Rexhep Tajip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin. Gjatë bisedimeve u diskutua për shkëmbimin e të burgosurve midis Rusisë dhe SHBA-së, si dhe ngjarjet që lidhen me Ukrainën”.
Putin gjithashtu falënderoi Erdoganin për ndihmën e tij në shkëmbimin e të burgosurve.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan siguroi homologun e tij rus Vladimir Putin se ai është i gatshëm të vazhdojë përpjekjet ndërmjetësuese për të arritur paqen në rajon./abcnews.al
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së