Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Turqia është përballur me pandeminë më mirë sesa shumë vende të fuqishme.
Ai është shprehur se Turqia ka shenja të forta të rimëkëmbjes ekonomike dhe ka shprehur besim se do të arrijë një ‘vrull të madh ekonomik’ deri në gjysmën e dytë të vitit, transmeton portal arbresh.info
“Po hyjmë në një epokë në të cilën prania e Turqisë, sa i përket prodhimit global dhe zinxhirëve të furnizimit do të ndjehet shumë”, tha Erdogan.

Ai tha se avantazhet më të mëdha të Turqisë janë kapitali njerëzor cilësor dhe dinamik, vendndodhja strategjike dhe infrastruktura e fortë.
“Si kurrë më parë, ne jemi afër që të bëjmë Turqinë një nga dhjetë vendet më të forta ekonomike në botë”, shtoi ai.
Ai theksoi se që nga fillimi i epidemisë së virusit korona, Turqia ka bërë përparim të konsiderueshëm për sa i përket gjendjes së demokracisë dhe ekonomisë.
“Ne u përballëm me një pandemi, gjatë së cilës edhe vendet e zhvilluara mbetën të pafuqishme. Ne nuk kemi pasur asnjë problem në aspektin e infrastrukturës shëndetësore, zinxhirët e furnizimit me ushqime dhe mjekësi dhe menaxhim efikas në drejtim të sigurisë publike”, tha presidenti turk./arbresh.info/
Prokruroria jep detaje për arrrestimin e Millosh Steviq për ...
Blerim Sallahu u bën thirrje qytetarëve që të votojnë
Një orë para mbylljes së vendvotimeve, ky është numri i qyte...
Policia interviston një qytetar në Graçanicë nën dyshimet pë...
“Për Kosovën që e kemi amanet!”, voton familja J...
Hargreaves vëzhgon zgjedhjet: Ende ka kohë për të votuar