Një helikopter ushtarak i Turqisë është rrëzuar nga luftëtarët kurdë të Njësiteve Popullore Kurde (YPG) afër qytetit Afrin, në pjesën veriore të Sirisë, tha sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
“Një helikopter yni është rrëzuar aktualisht”, tha Erdogan duke folur para antarëve të partisë së tij, AKP në Stamboll dhe ka shtuar se “ne ndoshta e kemi humbur helikopterin, por ata do ta paguajnë çmimin për këtë”.
Erdogan nuk ka përmendur ndonjë viktimë e as që ka dhënë informacione më të hollësishtme për këtë incident.
Rrëzimi i helikopterit është konfirmuar ndaras nga zëdhënësi i YPG-së në Afrin, Mustafa Bali.
Kjo është fluturakja e parë turke që zyrtarisht është konfirmuar se është rrëzuar mbi Siri, gjatë luftës civile në këtë vend, që filloi gati para shtatë vitesh./rel/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...