Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është i destinuar të vdesë në burg si Ratko Mlladiç, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocidin e Srebrenicës.
“Herët a vonë kasapi i Gazës, Benjamin Netanyahu dhe ata që po marrin pjesë në gjenocidin në Gaza do të kenë të njejtin fund,” tha Erdogan, gjatë një fjalimi, pasi theksoi se ata që janë përgjegjës për gjenocidin e Srebrenicës që do të vdesin gjithashtu në burg.
Ratko Mladiqi, u akizua në vitin 1995 së bashku me udhëheqësin politik të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç.
Ratko Mlladiç u akuzua për vrasjen e mbi 8 mijë të rinjve e burrave në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë, ndër mizoritë më të mëdha në Europë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Masakra u krye në një zonë që ishte shpallur e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara.
Ai ishte përgjegjës për rrethimin dhe bombardimin e Sarajevës ku u vranë 10 mijë civilë./abcnews.al
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran