Edhe përballë sulmeve islamofobike, muslimanët asnjëherë nuk do të gjunjëzohen, tha presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan pas sulmeve terroriste ndaj xhamive në Zelandën e Re, nga të cilat 49 persona humbën jetën, raporton Anadolu Agency (AA).
“Si muslimanë, kurrë nuk gjunjëzohemi dhe nuk do të biem në nivelin e këtyre frikacakëve”, tha Erdoğan në një tubim në provincën juglindore Gaziantep.
Komentet e presidentit turk erdhën pas sulmeve ndaj besimtarëve në dy xhami në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, të cilat gjithashtu lanë 48 persona të plagosur, përfshirë tre qytetarë turq.
“Ky vrasës lëshoi një deklaratë kundër vendit tonë, kombit tonë, personalitetit tim dhe të gjithë muslimanëve”, shtoi ai, duke iu referuar një manifesti në internet të postuar nga njëri prej të dyshuarve në masakër.
Erdoğan shtoi se Turqia do të shfaqë të njëjtin qëndrim parimor ndaj vdekjes së çdo njeriu të pafajshëm, pavarësisht nga origjina dhe besimi i tij.
Tre të rinj vdesin pas një aksidenti në rrugën Gjirokastër-T...
Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Gjilan
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...