Erdoğan do të marrë pjesë në kurorëzimin e perandorit të Japonisë

15:23 | 7 Shtator 2019

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, sot u shpreh se do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të perandorit japonez, Naruhito, i vendosur për 22 tetor, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne do të marrim pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të perandorit në Japoni më 21-22 tetor”, tha presidenti Erdoğan në ceremoninë e hapjes së Muzeut Modern të Artit, Odunpazari në provincën qendrore të Eskişehir.

Më 1 maj, perandori japonez Naruhito pranoi fronin, pasi babai i tij dhe ish-perandori Akihito abdikoi një ditë më parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara