Presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe udhëheqësi kryesor i opozitës Kemal Kilicdaroglu me gjasë do të përballen në një balotazh.
Kjo pasi që asnjëri prej tyre nuk ka arritur të marrë mbi 50 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve në Turqi më 14 maj.
Një konkluzion i tillë mund të nxirret duke u bazuar në të dhënat që kanë nxjerrë mediat turke, sipas të cilave, në 99,38 për qind të votave të numëruara, Erdogan ka 49,42 ndërsa Kilicdaroglu ka 44,95 për qind.
Ndryshe, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në fjalimin e tij tradicional paszgjedhor ka deklaruar se vendi i tij ka përmbyllur me sukses një tjetër “festival të demokracisë” me zgjedhjet e 14 majit.
Ndërsa udhëheqësi kryesor i opozitës Kemal Kilicdaroglu ka thënë se ai do të pranonte rezultatin nëse ai çon në një balotazh dhe do ta fitonte atë.

Çfarë është bërë e rëndësishme tani është çështja se për cilën anë pozicionohet kandidati i tretë në zgjedhjet presidenciale në Turqi, Sinan Ogan, transmeton telegrafi.
Bëhet fjalë për njeriun që mori rreth 5% të votave.
Dhe nëse këto rezultate shpallen edhe zyrtarisht, të dy kandidatët do të përballen përsëri më 28 maj.
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...