Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se nuk mund t’i konsiderojë Shtetet e Bashkuara si “vend të civilizuar”.
Erdogan këtë koment e ka bërë në lidhje me lëshimin e urdhër arrestit për truprojat e tij, të cilët u përleshën me disa protestues kurdë gjatë muajit maj, transmeton portali arbresh.info
“Nëse Amerika lëshon urdhër arrest për 13 truprojat e mi, në një vend ku ne ishim të ftuar, atëherë më falni por unë nuk mund t’i quajë të civilizuar”, ka thënë Erdogan.
Gjatë përleshjeve përpara ambasadës turke në Uashington, mbetën të plagosur rreth 10 persona.
Tensionet mes Uashingtonit dhe Ankarasë vazhdojnë të mbesin të tensionuara që nga përpjekja për grusht shtet gjatë vitit të kaluar.
Turqia ka kërkuar ekstradimin e klerikut me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, të cilin e konsideron si iniciator të përpjekjes për grusht shtet, por Uashingtoni ka refuzuar./arbresh.info/
Izraeli godet qytetin libanez të Tiros, pavarësisht paralajm...
PDK pas zgjedhjeve: Zgjedhjet e brendshme mund të nisin në s...
Inspektorati në Mitrovicë ndalon punimet që po kryheshin pa ...
Në Forumin Ekonomik të Vjenës, Kurti fton kompanitë e huaja ...
Nico Paz merr vendimin e papritur rreth të ardhmes së tij
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...