Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë

12:29 | 13 Janar 2021

Elon Musk ishte personi më i pasur në botë për katër ditë, duke ia zënë vendin shefit të Amazonit, Jeff Bezos.

Por kjo zgjati pak, pasi që aksionet e Teslas nisën të bien, dhe i hoqën 14 miliardë dollar të vlerës së kompanisë, transmeton portali arbresh.info

Vlera e Musk kaloi 188.5 miliardë dollar falë 6 për qind rritjes së aksioneve të Teslas të enjten.

Ditën paraprake, prodhuesi i makinave elektrike pa aksionet e tij të rriten për më shumë se 4.6 për qind.

Atë kohë, vlera e Bezos ishte 187 miliardë dollar.

Por të hënën, aksionet e Teslas ranë dukshëm me gati 8 për qind, rënia më e madhe që nga fundi i shtatorit.

Sipas Forbes, vlera neto e Musk ra në 176.2 miliardë dollarë, gati 6 miliardë dollarë më pak se ajo e Bezos 57-vjeçar.

Megjithatë, nga mesi i ditës së martë, Musk, 49 vjeç, duket se është i gatshëm të rimarrë titullin e personit më të pasur në botë.

Aksionet e Tesla u rritën me më shumë se 5 për qind ndërsa aksionet e Amazon ranë me pak më pak se gjysma e një përqindjeje nga mesi i ditës së martën.

Nëse këto prirje mbajnë deri në fund të tregtimit në Ëall Street të martën, Musk do të jetë përsëri personi më i pasur në botë, sipas gjurmuesit të miliarderit Forbes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara