Një 41-vjeçar është ekzekutuar në Jemen pasi u dënua për përdhunim dhe vrasje të një trevjeçare.
Muhammad al-Maghrabi është qëlluar për vdekje me një pushkë të llojit AK në kryeqytetin Sanaa, transmeton portali arbresh.info.

Fotografitë tregojnë Maghrabin të shtrirë në tokë me duar prapa shpinës, para se një ushtar të hap zjarr ndaj tij.
Ligji i sheriatit është burim i gjithë legjislacionit në Jemen. Nën këtë ligj vrasja është e dënueshme me vdekje, por familja e viktimës ka fuqinë të zvogëlojë dënimin.
Edhe pse prerja e kokës është e zakonshme, sheriati nuk e specifikon se si duhet të ekzekutohet dënimi me vdekje./Arbresh.info

Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...