Greqia do ta bëjë të qasshme dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19 për personat e ndjeshëm nga e marta, thanë ekspertët e Ministrisë së Shëndetësisë, duke shpresuar se do të parandalohet rritja e numrit të rasteve me variantin Delta.
Autoritetet pritet që të bëjnë terminë për vaksinim për dozën e tretë nga e marta për personat me sistem imunitar të dobësuar dhe për njerëzit mbi moshën 60-vjeçare, shkruan Reuters.
“Ajo (doza e tretë) mund të jepet 6 deri në 8 muaj pas dozës së dytë. Për personat me imunitet të dobësuar mund të jepet 4 javë pas dozës së dytë”, tha Maria Theodoridou, kryetare e Komisionit Kombëtar të Vaksinimit.
Të hënën, Greqia raportoi 1.608 raste të reja me Covid-19 dhe 51 të vdekur, duke e çuar shifrën e përgjithshme të të prekurve në mbi 616.000. 14.223 viktima janë regjistruar nga fillimi i pandemisë.
Me popullsi prej rreth 11 milionëve, Greqia deri më tani ka vaksinuar mbi 11.8 milionë njerëz me dozën e parë, ndërsa 56 për qind e popullsisë i ka marrë të dyja dozat.
Policia gjen substanca narkotike në Qendrën Korrektuese të D...
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit
Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfun...
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...
Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri