Një burrë ka vdekur pasi u sulmua nga një peshkaqen në brigjet e shtetit verilindor australian të Queensland, ka konfirmuar policia.
Shërbimet e emergjencës u thirrën në një rampë varkash në Bregun Cassowary, midis qyteteve të Cairns dhe Townsville, pak para mesditës sipas kohës lokale të dielën, pas raportimeve për një 39-vjeçar që u sulmua ndërsa notonte në një cekëtinë aty pranë.
Policia e Queensland tha në një deklaratë se burri u nxor nga uji, por vdiq nga plagët e marra.
Ky është sulmi i dytë fatal nga peshkaqeni në ujërat bregdetare australiane brenda 2 javëve, pasi një 38-vjeçar u vra ndërsa peshkonte, në Australinë Perëndimore, të shtunën e kaluar.
Në atë incident, burri ishte kafshuar në pjesën e poshtme të këmbëve dhe nuk mund të mbijetoj.
Policia e Queensland nuk zbuloi detaje mbi lëndimet e pësuara nga viktima e fundit, as identitetin e burrit.
Policia rha se tani do të përgatisë një raport për mjekun ligjor mbi vdekjen “e papritur dhe jo të dyshimtë”.
“Meqenëse çështja është para mjekut ligjor, do të ishte e papërshtatshme të komentoja më tej”, shtoi policia.
Sulmet e peshkaqenëve në Australi janë më të zakonshme sesa në shumë pjesë të tjera të botës, megjithëse shpesh nuk janë fatale.
Sipas Bazës së të Dhënave Australiane të Incidenteve me Peshkaqenë, në janar pati katër takime me peshkaqenë në të gjithë Australinë, vetëm një prej të cilave ishte fatale.
Vendet e njohura për not dhe surfim kanë tendencë të kenë masa për t’u mbrojtur nga sulmet./euronews.al
KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë
Bashkimi godet fuqishëm, transferon Adrio Baileyn
E rëndë në Australi, një burrë humbet jetën pasi u sulmua ng...
Albion Rrahmani gjen golin e radhës në Çeki
I shpëtoi sulmit rus, ambasadori shqiptar: Raketa depërtoi e...
Presidentja e Komisionit Evropian: Iranit s’duhet t’i lejohe...